Nuk ndalet Myrto Uzuni. Sulmuesi kuqezi ka realizuar një tjetër magji në Ligën e dytë, sepse ka shënuar 3 gola në ndeshjen kundër Kartagjenës, duke përmbysur i vetëm kundërshtarët që kishin shënuar gol të parët që në minutën e 12-të. Uzuni shënoi në minutat 14, 27 dhe 73.
Golin tjetër për Granadën në ndeshjen që përfundoi 4-1 e shënoi Rodelas në minutën e 35-të.
Pas tre golave Uzuni e ka marrë topin në shtëpi, ndërsa e kanë firmosur edhe të gjithë shokët e skuadrës së tij si kujtim.
Myrto Uzuni është shndërruar një ikonë në klubin e Granadës, duke u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave me këtë skuadër, pasi para këtij takimi kishte realizuar 49 të tillë.