Një moment emocionues ka përjetuar një djalosh shqiptar nga Gostivari, i cili realizoi ëndrrën e tij për t’u takuar me idhullin Kilian Mbape.
Reis Fejzi, nga Kamenjani i Tetovës, udhëtoi posaçërisht drejt Madridit për të ndjekur nga afër ndeshjen Real Madrid-Las Palmas e zhvilluar në “Santiago Bernabéu” që përfundoi me rezultatin 4 me 1.
Pas përfundimit të ndeshjes, Reis shfrytëzoi momentin për të “dribluar” sigurimin dhe për t’u afruar pranë yllit francez Mbape.
Përpjekja e tij plot guxim u shpërblye me një fanellë dhuratë nga vetë Mbape, duke i dhuruar kështu djaloshit një kujtim të paharrueshëm.