Sport

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës në Paris humbet shkëlqimin prej shiut (FOTO)

Shkruar nga Liberale

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës

Meteorologët që parashikuan shiun e pazakontë të korrikut kishin dhënë alarmin e tyre për ceremoninë e hapur por autoritetet duket që nuk ua vunë veshët

Plani francez për të mbajtur eventin në ambjent të hapur u kritikua dhe dështoi sipas mediave britanike, teksa politikanët, artistët dhe të ftuar të tjerë duhet të mbroheshin nga shiu i rrëmbyer.

Parada e organizuar në detaje nisi në 7.30 pasdite me 6000 atletët që marshuan nën urën Pont d’Austerlitz Bridge me mushama plastike në rreth 85 barkat ceremoniale.

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës

Ndërsa në sheshin Trocadéro ku mijëra spektatorë ishin mbledhur për të parë ceremoninë në ekran dëshmuan vetëm fikjen e ekraneve si rezultat i motit të ujshëm.

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës


Ceremonia nisi me një film të shkurtër me legjendën e futbollit Zinedine Zidan ndërsa më pas u fokusua në fëmijë të vegjël që luanin në brigjet e lumit, shkruan Daily Mail.

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës

Në shumë aspekte ceremonia u fokusua në historinë e qytetit. Flaka olimpike kaloi para dyqanit të stilistit të famshëm Louis Vuitton, para se një performancë kërcimi i referohej rindërtimit të katedrales së Notre Dame pas zjarrit të vitit 2019.

Organizatorët shpresonin që Lojrat të shkonin mirë pas sulmit kibernetik ndaj sistemit hekurudhor francez më herët.

Meteorologët e parashikuan, por u injoruan! Hapja e Olimpiadës

Parada u mbyl para Trocadero dhe kullës Eiffel ku u kaloi pishtari olimpik dhe u zhvillua shfaqja finale. Zhvillimet e sotme vijnë pas 200 ditë provash të numrave të ceremonisë që përsëri nuk evituan dot dramën  e Olimpiadës.

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH