Sport

Laporta tregon shumën marramendëse që refuzoi për Yamal: Flick ka fituar besimin e të gjithëve

Shkruar nga Liberale

Laporta tregon shumën marramendëse që refuzoi  për Yamal:

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një intervistë të gjatë për “Barça One” pak ditë para festimeve të 125 vjetorit të klubit dhe “El Clasicos” kundër Real Madridit tha se, "Barcelona është gjallë. Këtë javë kemi prezantuar posterin e 125 vjetorit, është një vepër arti. Ne jemi në një moment të mirë sot klubi po fiton para. Kjo është shumë e rëndësishme , por tani kemi nevojë për stabilitet. Sot mund të themi se Barça fiton më shumë se sa shpenzon”.

Më tej, Laporta prek edhe temën e merkatos: “Na paraqitën një ofertë prej 250 milionë eurosh për Lamine Yamal, por unë refuzova. Sipas Forbes, klubi vlen më shumë se një vit më parë. Nuk shesim nga nevoja, varet nga merkato. Gündogan u largua, por ka ardhur Olmo. Ka lojtarë që po performojnë më mirë, si Raphinha ose Lewandowski. Jemi të lumtur”.

Nuk mund të mungonte një koment edhe për trajnerin Hansi Flick "Ai ka revolucionarizuar pankinën e Barçës. Ai është një njeri i klubit, i integruar në qytet, është i sjellshëm, i afërt me njerëzit, kërkues, i disiplinuar, ai udhëheq me shembull. Ai është profesionist dhe ne jemi shumë të kënaqur me punën që ai bën, isha i sigurt se ai do të bënte mirë, u befasova nga aftësia e tij për t'u integruar: duhet të ketë një koordinim maksimal midis departamenteve fitova besimin e të gjithëve, jam shumë i lumtur”.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH