Sport

JAVA e 30-të/ Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët në Rrogozhinë, fitore jetike për Skënderbeun

Shkruar nga Liberale

JAVA e 30-të/ Egnatia dhe Tirana ndajnë pikët në

Egnatia dhe Tirana barazuan 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superiores, sfidë që u zhvilluar në Rrogozhinë:

Golin për Egnatian e shënoi Eljon Sota, ndërsa për bardheblutë rrugën e rrjetës e gjeti Soler. Ndërkohë që për dy ekipet kishte nga një karton të kuq. Te rrogozhinasit kartonin e kuq e mori Ujka, ndërsa te Tirana u ndëshkua Vera.

Me këtë barazim, Egnatia mbetet në krye të tabelës së klasifikimit me 54 pikë. Ndërkohë që me 31 pikë, Tirana parakalon Bylisin dhe shkon në vendin e 7-të, jashtë “zonës së ftohtë”.

Vllaznia është mposhtur në shtëpi nga Skënderbeu me shifrat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Nasr ndëshkoi dy herë shkodranët, ndërsa për këta të fundit shënoi Qato.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH