Sport

Gola dhe asiste/ Franca luan ndeshje miqësore për të parë gjendjen e Mbappe, sulmuesi në super formë

Shkruar nga Liberale

Gola dhe asiste/ Franca luan ndeshje miqësore për të parë

Kylian Mpappe ka nisur numërimin mbrapsht përpara ndeshjes së datës 25 qershor, ku Franca luan kundër Polonisë në ndeshjen e fundit të grupit D.

Les Bleus luajnë për vendin e parë së bashku me Holandën, e cila përballet me Austrinë, ku të dyja janë lider me pika të njëjta.

Objektivi është rikuperimi i Mbappes, i cili ishte jashtë kundër Holandës. Franca të shtunën zhvilloi një ndeshje miqësore kundër ekipit të Paderbornit U 21, ku luajtën lojtarët që po marrin pjesë më pak në këtë Euro 2024.

Në këtë qytet të vogël gjerman Franca ka kampin e saj bazë, ndërsa Paderborni ka klubin që merr pjesë në Bundesliga 2.

Edhe pse lojtarët rivalë janë paralajmëruar të tregojnë kujdes kur përballen me Mbappen, testi ka qenë i kënaqshëm, ku sulmuesi për 60 minuta shënoi dy herë dhe asistoi dy herë.

Franca stërvitet në Paderborn dhe ideja është që Mbappe tashmë ka filluar të integrohet në dinamikën e grupit me maskën e tij që mbron frakturën e hundës që pësoi në ndeshjen e parë kundër Austrisë.

Pa Kylian Mbappe, Les Bleus nuk mund të shkojnë më shumë se një barazim dhe brenda grupit duket qartë se prania e lojtarit të ri të Real Madridit i bën ata më të mirë në fushë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH