Sport

Gëzim e festë në shtëpinë e futbollistit shqiptar, Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë, zbulon gjininë e bebit

Shkruar nga Liberale
Gëzim e festë në shtëpinë e futbollistit shqiptar,

Gëzim dhe festë në shtëpinë e futbollistit të Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Ai është bërë baba për herë të tretë. Mbrojtësi dhe partnerja e tij serbe, Alisa Jalize, kanë njoftuar ardhjen në jetë të djalit të tyre, Aron Noah.

Kapiteni kuqezi ka gjithashtu një djalë dhe një vajzë, ndërsa familjes i shtohet edhe një tjetër djalë.

“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Djimsiti. Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar. Mirë se erdhe në botë, vogëlushi jonë”, shkroi Gjimshiti në postimin e tij.

Kështu gëzimet sa vijnë dhe shtohen për futbollistin shqiptar, i cili edhe në karrierën e tij, po kalon momentin më të mirë ndonjëherë, teksa është kthyer në lojtar kyç për Atalantën, por edhe për Kombëtaren shqiptare. 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH