Spanja fitoi ndeshjen e parë të Grupi B, duke mundur Kroacinë me rezultatin e pastër, 3-0.
Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e De La Fuentes, të cilët gjetën dy herë rrjetën me Moratën dhe Ruiz në minutat 29’ dhe 32’, ndërsa në fundin e pjesës së parë shënoi edhe Carvajal.
Në pjesën e dytë, ishin kroatët ata që tentuan të rihapnin sfidën, por pa arritur dot, duke gabuar dhe një 11-metërsh me Petkovic.
Spanja merr momentalisht kreun e Grupit B, në të cilin ndodhet edhe Shqipëria me Italinë.:
SPANJË-KROACI 3:0
Morata 29′, F. Ruiz 32′, Carvajal 45+2′