Sport

Ernest Muçi idhulli i tifozëve turq, me golin spektakolar çon Beshiktash në finale (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

Ernest Muçi idhulli i tifozëve turq, me golin spektakolar çon

Ernest Muçi, ylli kuqezi, mori prej dore Beshiktash duke dërguar “shqiponjat” në finalen e Kupës së Turqisë. 10 milionë euro i kushtoi kartoni i Muçit, madje turqit refuzuan edhe një herë oferte prej 15 milionë euro nga Aston Villa, por Muçi po vërteton në pak kohë se ja vlen çdo qindarkë pasi po shpëton sezonin e Beshiktash.

Sulmuesi kuqezi rezultoi lojtari i ndeshjes, jo vetëm për golin e shënuar, por gjatë gjithë takimit kundër Ankaragucu, Muçi ishte rrezik konstant me topin në këmbë, shërbeu në çdo formë, goditi kuadratin në shumë raste, ndërsa në minutën e 71-të, pas një topi të mbetur në zonë, me një goditje shumë të fortë, Muçi dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar avantazhin ekipit të tij Beshiktash.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me Beshiktash që siguroi një biletë për në finalen e Kupës së Turqisë. Muçi u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa tifozët e Beshiktash u kujdesën ta shndërronin këtë në një natë të paharruar për Muçin, teksa i gjithë stadiumi thërriste në korr emrin e tij.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH