Sport

Arda Guler i dëshmon Real Madridid se ai vlen, shënon super gol

Shkruar nga Liberale

Arda Guler i dëshmon Real Madridid se ai vlen, shënon super gol

Real Madridi ka kaluar në avantazh në sfidën ndaj Real Sociedadit të cilën po e luan në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në elitën e futbollit spanjoll.

Po zhvillohej minuta e 29-të kur Dani Carvajal me një pasim milimetrik asistoi Gulerin brenda zonës i cili u tregua gjakftohtë përballë portierit.

Ky ishte goli i dytë i turkut me fanellën e Real Madridit, pasi më herët gjatë këtij sezoni shënoi edhe ndaj Celta Vigos në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi nëse fiton në fund do i afrohet edhe më shumë titullit kampion në La Liga, që do të ishte i 36-ti në histori të klubit.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH