Showbiz

Zbulon 4 banorët finalistë, ja cili është emri ‘surprizë’ i Ilnisës për të fituar Big Brother VIP 3

Shkruar nga Liberale

Zbulon 4 banorët finalistë, ja cili është emri

Ilnisa Agolli, pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP 3, në studio me moderatoren Enxhi Nasufi në “Fan Club” ka zbuluar emrat e 4 banorëve të cilët ajo i sheh si finalistë.
Duket se ajo sheh dy aktorët, Egla Ceno dhe Jul Deda në garë për të fituar, madje duket se anon më tepër nga Egla.

Pavarësisht përplasjeve që pati me Eglën, Ilnisa tha se e sheh edhe atë në finale dhe se është kurioze të shohë sesi do të sillet në vijim.

“Po tani sa janë, 6 janë apo 5? Po Meritonin pa dyshim, po hajt meqë është qaraman po fusim edhe Romeon. Kë kemi tjetër? Majdanozin e grirë, Eglën. Ajo duhet të zbërthehet deri në fund në gjënë e saj dhe jam vetë kurioze sesi do reagojë. Po themi edhe Julin” tha Ilnisa.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH