Blogerja e njohur braziliane e “pagoi” shtrenjtë fotografimin me bikini në temperaturat -10 gradë Celsius në Spanjë, pasi përfundoi në spital.
24-vjeçarja Ravina Hanili ka treguar se ekspozimi i gjatë në të ftohtë i ka shkaktuar ngrirje në të pasmet e saj.
“Vithet m’u mpinë plotësisht dhe nuk munda as të ulesha”, tha ajo për atë që ndodhi në Sierra Nevada në Spanjë.
View this post on Instagram
E reja braziliane ia atribuoi aventurën e saj faktit se donte të bënte diçka të veçantë, diçka ndryshe.
“Megjithatë, m’u desh shumë kohë për t’u përshtatur me mjedisin, dritën dhe për të marrë pozat e duhura”, ka treguar 24-vjeçarja.