Naomi Campbell ka mbushur 53 vjeç, por kjo duket se nuk ka ndikuar aspak në paraqitjen e saj. Bukuroshja zeshkane ka treguar përmes disa fotove në Instagram se për të ruajtur linjat e trupit, ushtrohet në palestër.
Së fundmi modelja e njohur e ka konfirmuar këtë me një sërë fotosh që ka postuar nga një palestër në Dubai.
Në fotot në Instagram ajo kryen pa problem ushtrimet e jogës.