Showbiz

VIDEO e SHERRIT në familjen mbretërore/ Prokuroria e Tiranës pushon hetimet, zbulohet "personi" që publikoi pamjet

Shkruar nga Liberale
VIDEO e SHERRIT në familjen mbretërore/ Prokuroria e Tiranës

Prokuroria e Tiranës, pasi ka çuar për gjykim dosjen për dhunë në familje ndaj Princ Lekës, Elia Zaharisë dhe babait të saj, ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor.

Mësohet se Bëhet fjalë për hetimet që nisën pas publikimit në rrjet të videos së bujshme, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia sulmonin fizikisht njëri-tjetrin.

Në deklarimet publike, Princ Leka ka hedhur dyshimin se kjo video është nxjerrë nga strukturat e policisë, apo nga prokuroria kur ai dorëzoi videon.

Gazetarja Dorjana Bezat bën me dije se Prokuroria e Tiranës ka hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se kjo video ka dalë nga vetë princ Leka, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik.

Kujtojmë se ndarja e Princit nga Elia Zaharia bëri bujë të madhe, me dyshimet ku thuhet se çifti ishin prej kohësh në një martesë të krisur. Shkak thuhet se është bërë lidhja e princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi.

Dyshja ata janë shfaqur shpesh herë në publik bashkë, por ende nuk e kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH