Julian Deda, finalisti i “Big Brother Vip Albania 3” reagoi për herë të parë pas mbarimit të spektaklit ku ai nuk ia doli të fitonte.
“Me dashuri për Zemrat e mia...! Ju dua...!”, -shkroi ai.
Ai tha se njëri do të fitonte dhe e pranoi deri diku humbjen, por nuk e fshehu zhgënjimin. Nuk dihet nëse zhgënjimin Jul Deda e pati me produksionin apo jo, sepse në reagimin e tij, falënderoi publikun dhe e konsideroi veten të bekuar që ka pasur mbështetjen e tij.
Ai madje tha se ka mbetur i surprizuar pas daljes nga Big Brother, nga mbështetja e publikut që ishte shumë herë më e madhe se ajo që ai kishte menduar.
“Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij.
Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba."
"Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.
Gjatë reagimit live, Jul Deda pati reagime të shumta dhe mbështetje nga fansat.