Luiz Ejlli, i cili fitoi zemrat e publikut si fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania, duket se po i injoron lajmet që kanë qarkulluar sot në media, të cilat lidhen me dënimin e tij me 1 vit burg nga Gjykata e Fierit.
E ndërsa lajmi për dënimin e tij mori vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat kryesore, Luizi vendosi të mos e komentojë këtë çështje, duke i drejtuar ndjekësit e tij drejt projekteve të tij muzikore.
Ai ka publikuar një video në Instagram, ku paralajmëroi këngën e tij më të re, në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Teuta Selimi, të titulluar “Lamtumirë”.
Kënga është punuar nga Çelik Lipa dhe Fifi, dy nga emrat më të njohur në industrinë muzikore shqiptare.
View this post on Instagram