Showbiz

“Ty të tallin gjithë shqiptarët”, Loredana PËRLOTET në bisedën me Laertin

Shkruar nga Liberale

“Ty të tallin gjithë shqiptarët”, Loredana

Prej disa javësh tashmë pa prezencën e Jozit në shtëpi, Loredana duket se po luan më mirë e vetme.  Në një bisedë me Laertin banorja është përlotur dhe është shprehur e zhgënjyer nga sjellja e Laertit ndaj saj.

Laerti:  Unë nuk dua të të mërzis, të kërkoj falje për lotët që po nxjerr.

Loredana: Unë ty nuk të bëra asgjë, ti po më thua mua që unë jam tallur me gjithë Shqipërinë, që çfarë kam hequr unë këtu brenda, jam goditur më shumë se çdo njeri tjetër.

Laerti: Do të bësh të prekurën dhe të ikësh. Po flas unë. Unë kam qenë shumë në rregull me ty. Unë e kam mbrojtur 2-3 herë Jozin dhe kam thënë ‘është rritur në ambient maskilist’. Unë jam rritur vetë në Vlorë. Ti më thua mua ‘je agresiv’, unë nuk kam qenë kurrë me ty. Është shumë e rendë të më thuash ‘je agresiv’ vetëm se të kërkova të lashë pjatat.

Loredana: E kam ndierë këtë dhe nuk e kam bërë të madhe.

Laerti: Unë të kam përqafuar sot në mëngjes, të pashë që ishe e zbehtë dhe të përqafova. Ty të është vërsulur e gjitha shtëpia, a më pe ndonjëherë mua të ndërhyj?

Loredana: Më sulmove pa ditur versionin tim. Isha gati të thoja ‘më fal’ për atë që i bëra Krisës dhe Tirit.

Laerti: Ti më thua që ‘flas me kamerat’. Unë me Rozanën jam zënë, me Gertën jam zënë dhe përsëri flas me të dyja.

Loredana: Ti nuk i ke thënë atyre që ‘ty të tallin të gjithë shqiptarët’. Mund të më thoje që ‘marrëdhënia me Jozin nuk ishte 100% e bukur’. I kam bërë të keqen vetes dhe po e kuptoj.

Laerti: Ti më jep të drejtë pas 3 javësh dhe në dasmë nuk më ftove.

Loredana: Në ato momente isha me atë mendje. E mora që më kishe sulmuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH