Ish-banorja e "BBV", Xheneta Fetahu është përballur me një moment tensionimi me gazetarin Bledi Mane.
Humori dhe ngacmimet mes të ftuarve vijuan në e diela në "Trotuar", por situata agravoi kur Bledi, pas një batute me Nevinën, iu drejtua Xhenetës me një pyetje provokuese: "Ti ku ke fjetur mbrëmë"?.
Xheneta reagoi menjëherë, duke e cilësuar komentin e Bledit të tepruar dhe duke vendosur të largohej nga studio, duke i thënë:
“Mbylle gojën dhe mos e tepro!”.
Bledi tentoi të vijonte me batuta, duke i thënë Xhenetës se mund të jetë mësuar me “lepurushat e Prishtinës”, por përgjigjja e saj nuk vonoi:
“Ti je edhe më lepurush se ata!”
Pavarësisht tensionit, atmosfera në studio u përpoq të rikthehej në normalitet pas largimit të Xhenetës.