Showbiz

Telefonata e parë dhe mbyllja e Instagramit, çfarë ka ndodhur me G Banin? Flet shoku i tij: Komunikoi me familjen...

Shkruar nga Liberale

Telefonata e parë dhe mbyllja e Instagramit, çfarë ka ndodhur

G Bani është përjashtuar ditën e djeshme nga gara e “Big Brother VIP Albania” pas një incidenti të ndodhur në shtëpi. Lajmi është bërë publik nga produksioni, duke shkaktuar reagime të shumta nga publikimi i këtij vendimi.

Mëngjesin e sotëm në “Wake Up” është biseduar për largimin e G Banit si pasojë e dhunës fizike ndaj Gjestit. Pas daljes nga shtëpia përveç intervistës ekskluzive për BBV Fan Club në ambjentet e Top Channel është vënë re se ai ka mbyllur Instagramin e tij zyrtar dhe duket sikur është ‘zhdukur’.

I ftuar mëngjesin e sotëm në Wake Up ishte shoku i tij, Gjysho, i cili na tregoi më shumë se çfarë ka ndodhur me G Banin pas daljes nga shtëpia. Gjysho tregon se telefonata e parë e G Banit ishte me familjen e tij, ku u kishte thënë se ishte mirë dhe do pushonte disa ditë.

"Po një telefonatë vetëm me familjen dhe unë isha me ta, me vëllain dhe tha: ‘do të shkojë të pushojë flasim me vonë’. Thjeshtë folën si mama-bir dhe baba-bir, nuk folën shumë gjëra, ne cunave na ka bërë krenar, nuk tha gjëra të tjera mesa di unë", u shpreh miku i G Banit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH