Showbiz

Takimi emocionues/ Tefta Radi i bën surprizë Rozanës në Big Brother: Të dua shumë, jam krenare ty!

Shkruar nga Liberale

Takimi emocionues/ Tefta Radi i bën surprizë Rozanës në Big

Rozana Radi u surprizua mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother, teksa i erdhi një mesazh nga një njeri shumë i dashur i saj.

Ishte pikërisht ikona e lajmeve, Tefta Radi, bashkëshortja e xhaxhait  të saj Françesk Radit, nga Australia mbërriti brenda shtëpisë për ta përqafuar dhe për t'i thënë se është krenare për të.

“E njoh Rozin si një vajzë me mendje të hapur, që u ngrit nga dhimbja e humbjes së prindërve, si një vajzë me zemër të madhe dhe që na ka bërë krenarë në rrugëtimin e saj. Rozana të dua shumë dhe jam krenare për ty, mezi pres të të takoj”, ishte mesazhi i Tefta Radit përpara se ato të përqafoheshin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH