Jo pak e zhurmshme ka qenë edhe kjo fundjavë në “Fermën Vip”.
Hajmalia e fatit, e cila iu besua Andreas ndryshoi rrjedhën e lojës. Kalimi i Frederik Ndocit në një nominim të përhershëm ka detyruar atë të rishikojë strategjinë, duke synuar që të arrijë me çdo kusht finalen.
Ester Allushi vijon të mbajw për të dytën herë titullin e kryefermeres, por shpesh organizimi dhe ndarja e punëve prej saj nuk ka qenë dhe aq e lehtë, duke sjellë herë pas here tensione në fermë.
Ndërsa situata duket e qëndrueshme, nuk kanë munguar prapaskenat, sfidat e vendosura nga Agai dhe angazhimet e përditshme në stalla.
Përtej rivaliteteve, janë krijuar lidhje të forta jo vetëm mes fermerëve, por edhe me kafshët, ku kujdesi dhe dashuria për to kanë dhuruar emocione të veçanta.
Gjatë këtyre ditëve ka patur edhe momente epike, humor si dhe batuta.
Ndarja në dy grupe, fermerë dhe fakirë, ka sjellë jo pak përplasje dhe diskutime të nxehta mes konkurrentëve, duke nxjerrë në pah tensionet e bashkëjetesës.
Buxheti i ulët i javës ka sjellë vështirësi në menaxhimin e shpenzimeve, duke krijuar situata tensionuese mes fermerëve.
Konkurrentët janë përballur me sfida që testojnë aftësitë e tyre, duke dëshmuar dhe njëherë që çdo ditë në fermë është një sprovë, teksa që prej ditës së premte është hapur dhe një televotim, për fermerin e preferuar të publikut.
Detajet patjetër do të marrin vëmendje gjatë mbrëmjes së shtatëmbëdhjetë prime duke nisur nga ora 21.00, sonte në ekranin e Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara të platformës Tring./vizionplus.tv