Showbiz

"Sa për të kaluar kohën", Xhonatan Islami thumbon njërin nga çiftet e BBV3

Shkruar nga Liberale

"Sa për të kaluar kohën", Xhonatan Islami thumbon

I ftuar sot në emisionin “Live from Tirana” ishte ish-konkurrenti i “BBV2”, Xhonatan Islami për të dhënë opinionion e tij mbi spektaklin e këtij viti. Ai u pyet gjithashtu edhe për banorët e “BBV3” dhe risitë që kanë sjellë në format. Ja si përgjigjet ai:

Një Big Brother shumë interesant, nisi vrullshëm, i kishin ndërtuar që nga jashtë skemat e veta. Aty nuk duhet të futesh pa e studiuar si lojë. Aty sado të mundohesh do të dalësh në karakterin tënd.

Kush do të lërë shtëpinë më të famshme nesër mbrëma?

Publiku e tregoi që Sarën nuk e pëlqen dhe Gabriele nuk ka qenë shumë aktiv. Mendoj që është midis Gabrieles dhe Sarës.

Historitë e dashurisë që po krijohen brenda shëpisë më të famshme në Shqipëri, si po i duken Xhonatanit?

Publiku ngordh për romanca por mendoj që ata aty brenda i penalizon. Mendoj se ky edicion do të jetë Big Brother i dashurisë. U vu re që natën e parë tendenca për të krijuar çifte. 

Ndërsa në lidhje me çiftet e reja që janë krijuar brenda shtëpisë ai ka një koment mjaft pikant, kryesisht për raportin e Meritonit me Ilnisën.

Romeon dhe Heidin i shikoj të stepur. Ndoshta Heidi ka frikë nga paragjykimet pas lidhjes së saj në “Grande Fratello”. Po përpiqet të studiojë situatën ndërsa Romeo është shumë i stepur. Meritoni nga ana tjetër është nga ata meshkuj që sa hyri aty brenda po shikonte ku ishin mundësitë që të bëhej çift dhe Ilnisa i qëlloi më e shkathta. Mendoj që ka krijuar një lidhje sa për të kaluar kohën. Për Sarën dhe Bardhin ka një pikëpyetje të madhe. Sara sa doli në nominim ditën tjetër iu afrua Bardhit. Bardhi më duket i sinqertë në këtë raport por nuk mund të them të njëjtën gjë për Sarën.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH