Egla ka qënë gjithmonë një nga banorët më diskrete brënda shtëpisë së Big Brother VIP, ku rrallë herë ajo ka ndarë detaje personale me banorë dhe me publikun.
Para disa ditësh ajo u shpreh se ka një dashuri të madhe jashtë, detaj ky që u tha për herë të parë nga vetë ajo dhe u diskutua shumë në media.
Ditën e sotme Egla ndau edhe një detaj tjetër për publikun, ajo tregoi se jashtë ka një nip të vogël rreth 6 vjeç dhe se e ka marrë malli shumë për të, ajo gjithashtu tha se nipi i saj kishte ditëlindjen në Mars dhe se asaj i mungonte shume.