Big Brother Vip Kosova, show televiziv i cili ka filluar disa javë më parë, vijon që të tërheqë vëmendjen e teleshikuesve.
Së fundmi prezantuesi i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i është përgjigjur disa pyetjeve që iu drejtuan nga Liberta Spahiu.
Por ai iu përgjigj dhe pyetjes së një ndjekësi, se sa banorë pritet që të shkojnë në finalen e madhe.
Ai bëri të ditur se sivjet kanë vendosur që të shkojnë vetëm katër konkurrentë, ndryshe nga viti i kaluar ku ishin pesë finalistë.