Pasi në Prime-n e kaluar u mësua se artisti, njëkohësisht dhe banori i “BBVA4”, Klajdi Musabelliu jeton në kushte të vështira ekonomike, Arbër Hajdari së bashku me fondacionin që drejton, mori vendimin për ta ndihmuar me rikontrukturimin e shtëpisë.
Ditën e djeshme, Arbër Hajdari dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë arritur në shtëpinë e këngëtarit, Klajdi Musabelliu, në Tiranë dhe pamjet e takimit të mamasë së artistit me opnioninstin e “BBVA4” bënë xhiron e rrjetit.
Momentin emocionues, Vëllai i Madh ka vendosur që t’ua shfaqë banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Klajdi momentin e takimit e ka parë me shumë vëmendje por pa e komentuar.
Në fund banorët duartrokitën dhe njëherazi u dëgjuan teksa thërrisnin: “Bravo Arbër, bravo Klajdi”.
Ndërkohë Klajdi në një moment qesh dhe thotë vetëm: “Faleminderit”.
Pastaj teksa banorët po e përqafonin, Olsi shton: “Kur të dalim nga këtu, do ikim të gjithë te shtëpia e Klajdit dhe do gatuaj”.
Këngëtari ia pret: “Do bëjmë makarona, trahana”.