Showbiz

Rihanna dhe A$AP Rocky në pritje të vajzës së tretë?

Shkruar nga Liberale.al

Rihanna dhe A$AP Rocky në pritje të vajzës së tretë?

Gjatë premierës së filmit të animuar “Smurfs” në Bruksel më 28 qershor, reperi A$AP Rocky la të kuptohej se ai dhe Rihanna janë në pritje të një vajze. Në tapetin e kuq, ai shoqëroi partneren e tij dhe gjatë një interviste për Entertainment Tonight u pyet drejtpërdrejt nga prezantuesi Kevin Frazier nëse po presin një vajzë.

Me një buzëqeshje, A$AP Rocky u përgjigj: “Po, vëlla, është.” Ai tregoi përpara kamerave një lodër të personazhit Smurfette, të cilin Rihanna e dublon në filmin e ri, duke shtuar: “Kjo këtu, kjo pikërisht.”

Frazier u përgjigj duke qeshur:

“E di mirë se çfarë po të pyes!”, ndërsa Rocky vazhdoi të buzëqeshte, pa dhënë një pohim të qartë, por gjithsesi duke lënë të kuptohet se dyshja mund të jenë në pritje të një vajze.

Në premierën e Smurfs, Rihanna shkëlqeu me një fustan transparent, duke shfaqur me shumë elegancë barkun e rrumbullakosur.

Rihanna dhe Rocky janë tashmë prindër të dy djemve: RZA Athelston Mayers, 3 vjeç, dhe Riot, 22 muajsh. Çifti konfirmoi shtatzëninë e tretë në tapetin e kuq të Met Gala 2025 në maj. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH