Në një zhvillim të fundit që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare, Princesha Sheikha Mahra, Mohammed Rashed Al Maktoum ka prezantuar parfumin e saj të ri me emrin "Divorce", pas ndarjes nga burri i saj në korrik.
Në një postim të fundit në Instagram, Sheikha Mahra Mohammed Rashed Al Maktoum ndau një foto të parfumit të saj të ri, i cili mori shumë jehonë në mediat sociale dhe është komentuar shumë për zgjedhjen e veçantë të emrit për këtë produkt luksoz, sipas raportimeve nga India Today.
Princesha ndau një postim tjetër në të cilin zbuloi një shishe të zezë elegante që paraqet emrin unik të parfumit, "Divorce".
Sheikha Mahra u martua me industrialistin, Sheikh Mana bin Mohammed bin Rashid bin Mana Al Maktoum në maj 2023 të cilët kanë dhe një vajzë, por në korrik të këtij viti 30-vjeçarja ndau një postim në Instagram në të cilin njoftoi "ndarjen e menjëhershme".
Duket qartazi se krijimi i parfumit dhe burimi i emrit vjen si pasojë e ndarjes së bujshme të dyshes më të njohur të Dubait.
/Liberale.al/