Showbiz

“Pise, je zhulse”/ Brenda "BBV", sulmoheshin me njëra-tjetrën, si është marrëdhënia e Egla Cenos me Françeska Muratin jashtë

Shkruar nga Liberale

“Pise, je zhulse”/ Brenda "BBV", sulmoheshin me

Egla Ceno dhe Françeska Murati kanë qenë dy prej banoreve të Big Brother Vip 3, ku mes tyre nuk kanë munguar as sharjet dhe ofendimet brenda shtëpisë.

Por çfarë raporti kanë sot aktorja dhe ish-Missi? Në një intervistë, Françeska Murati ka rrëfyer se janë mike, madje Egla Ceno pi kafe me nënën e saj, si edhe ka qenë në festën e ditëlindjes së të birit, Charlie.

Ish-Missi deklaroi se Egla është shumë e sjellshme dhe janë shoqe së bashku, duke shtuar se nuk ka hatërmbetje me ish-banorët e BBV, teksa theksoi se çdo gjë ka mbetur brenda shtëpisë.

“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri. Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda. Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska.

Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme. Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë. Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”, tha ish-Missi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH