Së fundmi një postim në rrjete sociale nga Justin Bieber ka ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim mes ndjekësve të tij, pasi ata vërejtën disa detaje që nuk kaluan pa u komentuar.
Kështu në pamje të parë, këngëtari 31-vjeçar ndodhej në një ambient malor të qetë, duke punuar për muzikë të re në një studio të izoluar, por dy fotografi në veçanti i bënë fansat të pyesin nëse diçka më serioze po ndodh pas kuintave.
Në njërën nga fotot, Bieber shihet përmes një dere të hapur, në një pozicion që shumë ndjekës e interpretuan si moment përdorimi të substancave.
Ndërsa në një tjetër pamje, ai ndodhet në një verandë me pamje madhështore nga malet, ku pranë tij vërehet një objekt që ngjason me pajisje për tymosje.
Komentet në rrjete sociale ishin:
“Gjithçka që shoh është një mënyrë jetese që nuk i shkon një modeli për të rinjtë,” shkroi një përdorues.
“Nuk e prisja këtë imazh nga Justin. Mund të jetë thjesht një moment i çuditshëm, por gjithsesi… i papërshtatshëm.”
Ndërkaq, Hailey Bieber është parë kohët e fundit duke pushuar e vetme në Miami, larg bashkëshortit dhe djalit të tyre 10-muajsh, Jack Blues, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një distancë në çift.