Sara, Lediona, Roza, dhe Ilnisa janë katër persona që do të shkojnë në votimin e kësaj të marte. Një përplasje e madhe do të ndodhë në javën e dytë të Big Brother VIP.
Katër vajzat janë protagonistet kryesore, ku largimi i secilës prej tyre do të jetë i dukshëm.
Është e rëndësishme të theksohet se, nominimet këtë herë janë bërë në një mënyrë të re, të hapura plotësisht. Banorët u ndanë në tre grupe dhe shkuan në dhomën e rrëfimit,në oborr dhe në dhomën e gjumit, nga ku dolën në nomimim pikërisht 4 personazhet e mësipërm.