Showbiz

Pas DIVORCIT të bujshëm me Princ Lekën, Elia Zaharia rikthehet me një “katastrofë familjare”

Shkruar nga Liberale

Pas DIVORCIT të bujshëm me Princ Lekën, Elia

Elia Zaharia ka vendosu të kthehet në skenë, pas gjithë gjullurdisë e sherrit të bujshëm me ish-bashkëshortin Princ Leka. 

Këtë herë aktoren do ta shohim në Teatrin Metropol, aty ku do të luhet drama familjare “Para Perëndimit” e nobelistit Gerhart Hauptmann.

“Para Perëndimit” një katastrofë familjare në sfondin e një bote të trazuar. Drama e nobelistit Gerhart Hauptmann, na jep një mundësi për të shqyrtuar vendin e individit në botën bashkëkohore. A janë zgjedhjet e tij të lira apo të kontrolluara?

“Para Perëndimit” përqendrohet në dramën e “mungesës së lirisë” me të cilën përballet 70-vjeçari Matthais Clausen. 3 vite pas vdekjes së gruas së tij, ai bie në dashuri me një vajzë të re Inken, por që pengohet nga të gjitha anët prej atyre që e rrethojnë, mbi të gjitha familja e tij që e sheh këtë histori dashurie si kërcënim të trashëgimisë financiare dhe shpirtërore të familjes.-njofton Teatri Metropol.

Kujtojmë se Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia pak javë më parë bënë të dy kallëzim në polici, duke pretenduar se janë dhunuar dhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç ka rrëfyer Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Princi pretendoi se ishte dhunuar nga Gjergj Zaharia, akuza që u hodhën poshtë nga ky i fundit, i cili tha se është i moshuar dhe s’mund të dhunonte askënd.

Gjykata pajisi me urdhër mbrojtje të dy palët dhe urdhëroi se Princ Leka dhe Elia Zaharia duhet të mbajnë distancë 5 metra, nga njëri-tjetri, ndërsa vajzën Leka duhet ta takojë jo në prezencë të aktores, por të dados.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH