I ftuar pak ditë më parë në podcast-in “Inspire” me Alketa Vejsiun, reperi i njohur Ledri Vula komentoi lidhjen e re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.
Ndryshe nga çfarë ndodh shpesh në ndarjet publike, reperi nuk u përfshi në polemika, por tregoi maturi dhe qetësi, duke lënë pas çdo aludim për tensione apo xhelozi.
Në bisedë u prek edhe tema e bashkëprindërimit me Sarën dhe se si kjo marrëdhënie e re mund të ndikojë në rritjen e vajzës së tyre, Poem Blu.
I pyetur për këtë, Ledri dha një përgjigje të qartë:
“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi.”
Kjo deklaratë u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qëndrimin e tij të matur dhe të përqendruar te e mira e fëmijës.
Lidhja e Sarës me Erik Fullanin ka qenë një nga temat më të komentuarat në media së fundmi, ku aludimet janë të shumta.
Së fudmi dyshja janë fotografuar së fundmi në bregdet, në momente të afërta dhe të relaksi, duke nxitur edhe më shumë dyshimet për një lidhje dashurie mes tyre.
Në një imazh të publikuar nga “Anabel”, Sara dhe Erik shihen shumë pranë njëri-tjetrit gjatë një dite pushimi në plazhin e jugut.
Ndërkohë trekëndëshi Ledri–Sara–Erik mbetet ende në qendër të vëmendjes, por nga Sara dhe Eriku nuk ka ardhur ende asnjë konfirmim zyrtar për lidhjen e tyre.