Showbiz

Oscar” prezanton rregullat e reja për 2026

Shkruar nga Liberale.al
Oscar” prezanton rregullat e reja për 2026

Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka prezantuar disa rregulla të reja për edicionin e Çmimeve të Akademisë për vitin 2026. Ceremonia e 98-të e “Oscars” do të mbahet më 15 mars 2026, ndërsa nominimet do të shpallen më 22 janar 2026. Ky informacion u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale të Akademisë.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme është se votuesit tani do të jenë të detyruar të shikojnë të gjithë filmat që konkurrojnë në secilën kategori, përpara se të japin votën e tyre. Ende nuk është përcaktuar se si do të verifikohet se ata kanë parë të gjithë filmat, por po punohet për një sistem që mundëson këtë. Sipas raportimeve të “Hollywood Reporter”, votuesit që shikojnë filma jashtë kinove do të kenë detyrimin të plotësojnë një formular, ku duhet të specifikojnë kur dhe ku e kanë parë filmin. Ky rregull ka për qëllim të shmangë skandalet e kaluar, kur disa votues ishin akuzuar për pjesëmarrje pa i parë filmat realisht.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është përdorimi i teknologjisë së inteligjencës artificiale në filma. Akademia ka theksuar se përdorimi i inteligjencës artificiale, siç është rasti në filma si ‘Emilia Perez’ dhe ‘The Brutalist’, nuk do të dëmtojë mundësinë e një filmi për të marrë një emërim. Kjo do të vlerësohet në përputhje me shkallën në të cilën një qenie njerëzore ka kontribuar në autorësinë krijuese të filmit. Akademia dhe degët përkatëse do të vendosin për arritjet, duke pasur parasysh rolin e njerëzve në krijimin e filmit, dhe jo vetëm ndikimin e teknologjisë.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH