Në spitalin rajonal të Lezhës u paraqit një 52 vjeçare, banuese në fshatin Manati, ku nga dyshimet paraprake mendohej se kishte konsumuar fotoksinë.
Fatkeqësisht gruaja nuk mundi të shpëtonte dhe ndërroi jetë në QSUT.
“U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 06.05.2025, në Spitalin Rajonal Lezhë, është dërguar për ndihmë mjekësore, shtetasja D. B., 51 vjeçe, banuese në fshatin Manati, e cila dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Më pas ajo u dërgua në QSU, Tiranë, por humbi jetën. “