Showbiz

"Nëse Egla kthehet..."Olta Gixhari komenton BBV! Zbuloni çfarë thotë aktorja e njohur

Shkruar nga Liberale

"Nëse Egla kthehet..."Olta Gixhari komenton BBV! Zbuloni

Aktorja e mirënjohur dhe njëkohësisht një ndër ish-konkurrentët më të fortë të edicionit të dytë të “Big Brother Vip”, Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka komentuar disa nga dinamikat më pikantë që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë më të famshme. Gixhari shprehet e bindur se videoja e Eglës e publikuar sot në faqen zyrtare është një gënjeshtër 1 Prilli, në të kundërt nëse ajo rikthehet vërtet, i uron ta fitojë. Sa i takon romancës Heidi-Romeo, ajo thotë se nuk është pro, pasi janë “situata” të ezauruara tashmë në çdo edicion. Finalistët për Oltën janë: Meritoni, Juli, Romeo/ Jetmiri, Franceska.

Pjesë nga intervista

Olta: Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë.Romanca Heidi-Romeo: Nuk i kam shumë qejf përgjithësisht brenda BB dashuritë, në të gjitha edicionet.

Finalistët sipas Olta Gixharit: Meritoni, uroj mos ta harrojë kauzën rrugës. Juli, Romeo sepse përfaqëson “djalin e mirë”, Françeska ose Jetmiri, por siç thamë nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH