Showbiz

Nëna e tij feston ditëlindjen, Juli i bën dedikimin e veçantë: Gjysma jote nga parajsa…

Shkruar nga Liberale

Nëna e tij feston ditëlindjen, Juli i bën dedikimin e

Ish-finalisti i “Big Brother VIP3”, Julian Deda, është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale që pas mbarimit të reality show-t. Ai ndan me ndjekësit e tij të shumtë momente të ndryshme nga përditshmëria, ku nuk mungojnë edhe postimet për të qeshur.

Por ditën e sotme, aktori i dashur për publikun ka bërë një dedikim shumë të veçantë për nënën e tij, e cila feston ditëlindjen.

Bashkëngjitur me foton ku shfaqet së bashku me nënën e tij, artisti i drejtohet duke i thënë “ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë“. E jo vetëm kaq, pasi Juli në këtë dedikim kujton edhe babain e tij të ndjerë, Zef Deda.

“Gëzuar ditëlindjen Mam. Ti je buzëqeshja jonë, dashnia e familjes sonë. Jetofsh e shëndetshme, e të paçim sa më gjatë pranë nesh. Gjysma jote nga parajsa është i lumtur që ti je mirë, prandaj vetëm buzëqesh. Të dua shumë…!”, ka shkruar aktori i njohur. 

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH