Showbiz

Mira Kazhani feston 45-vjetorin: Këtë vit kuptova dëshirën për jetën!

Shkruar nga Liberale

Mira Kazhani feston 45-vjetorin: Këtë vit kuptova dëshirën

Gazetarja e njohur për Podcastin e parë të hapur në vendin tonë “Zë me Mirën”, Mira Kazhani, ka festuar ditëlindjen e 45-të mes miqsh, shokësh, familjarësh, në një ambient të ngrohtë e miqësor në një hotel në Golem.

Elegante në festë në të gjitha detajet, sikurse edhe vetë Mira siç shfaqet edhe në gazetari apo me personazhet që interviston, artistë dhe miq gazetarë ishin mbledhur për të festuar me të.

“Nuk ka qenë një vit i thjeshtë, ka qenë një vit i vështirë. Ndaj dhe unë e kam ndjerë më shumë kuptimin e jetës” tha Mira Kazhani për miqtë e saj përpara se të niste darka e ditëlindjes së saj të 45-të.

Ja çfarë shkruan Mira Kazani?

"Mbrëmë mbusha 45 pranvera!
Edhe prej faktit që kam kaluar një “dimër të mirë” me jetën time, - për të cilin do ju flas besoj afër, - vendosa të bëj një festë për ditëlindjen time. Jo thjesht si një përvjetor, por si një respekt për jetën, njerëzit e dashur dhe vitet që ikin duke na lënë kujtime dhe vend për të riun që vjen.

Erdha duke e zgjeruar numrin e të ftuarve ditë pas dite, dhe të gjithëve iu nisa mesazhe të dedikuara. Secilit për vendin dhe nyjen që ka me jetën time", ka shkruar ajo në Instagram duke ndarë edhe disa pamje nga festa.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH