Miley Cyrus, këngëtarja e njohur, ka treguar së fundmi se nuk është gjithmonë e kënaqur me tatuazhet që ka bërë. Në një video për “The New York Times” më 2 qershor, ajo tha se ka mbi 70 tatuazhe, por pendohet për rreth 80% të tyre.
Ajo pranoi se disa prej tyre nuk ishin zgjedhje të mira, si për shembull tatuazhet që ka bërë për kafshët e saj shtëpiake. Duke treguar një tatuazh të një maceje në bërryl, Miley tha:
"E dua macen time, por nuk kisha nevojë për këtë."
Një tjetër tatuazh që ajo përmendi ishte i qenit të saj në krahun e djathtë. Ajo tha:
"E dua qenin tim, por ta kem një pit bull në çdo foto për pjesën tjetër të jetës është pak e tepërt."