Bes Kallaku ka zgjedhur disa fjalë të ndjera për t'i uruar 1-vjetorin e lindjes djalit të tij, Amen.
Aktori i humorit përmes një postimi në rrjete sociale, shpreh gjithë dashurinë dhe me këto fjalë zemre uron të birin për ditëlindjen e parë.
Kujtojmë se Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë ndarë pak kohë më parë, ndërsa janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ajka dhe djalit, Amen.
"Amen, biri im!
Ne ditelindjen tende te pare, po te dhuroj ate qe duhet te kerkosh ne fillim, mbreterine e Perendise.
Askush ne jete nuk do te ta mesoje udhen, te verteten dhe jeten me shume se sa ky liber, me shume se sa fjala e Perendise. Gjithcka qe do kerkosh dhe do pyesesh, cdo pergjigje do e gjesh ketu.
Do kuptosh perulesine dhe dashurine e mbi te gjitha perjetsine. Duaji te gjithe ata qe ke afer, sidomos ata qe do te rrine afer ne momentet e veshtira. Jep dashuri ne jete, e vetmja gje qe do te te afroje me Zotin.
Do kuptosh se fuqia e jetes edhe vdekjes gjendet vetem ne gjuhen tende e ne fjalen tende. Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastertia e ushqimit por cdo fjale qe del nga goja e tij. Qofsh i embel mjalt, sic je, sic jeni bashke me Ajken. J’u dua! Urime 1-vjetorin loku im i vogel."- ka shkruar Bes Kallaku në postimin e tij.
View this post on Instagram