Showbiz

Lëng portokalli për ta ulur kolesterolin e lartë, sasia që duhet konsumuar

Shkruar nga Liberale
Lëng portokalli për ta ulur kolesterolin e lartë, sasia që

Një ndër pijet më të dashura dhe të famshme të fillimit të mëngjeseve plot energji. Lëngu i portokallit përtej shijes së mirë dhe një pakete me vitamina që i dhuron trupit, funksionon si një kurë e vërtetë për sëmundje të veçanta.

Në këtë përfundim kanë arritur dhe ekspertët së fundmi, duke e rekomanduar këtë lëng si një mënyrë për ta luftuar kolesterolin e lartë.

Në këtë artikull nga AgroWeb.org, do të gjeni të shpjeguar se si lëngu i portokalli ndihmon në nxjerrjen jashtë trupit të yndyrave të këqija.

Gjithashtu edhe sasinë e saktë që duhet të përdorni çdo ditë.

Ndikimi i lëngut të portokalli te kolesteroli

Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C dhe flavonoide të cilat sipas mjekëve ndihmojnë në uljen e kolesterolit.

Ekspertët së fundmi e rekomandojnë këtë lëng si një kurë të vërtetë e natyrale për të shpëtuar nga kolesteroli.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2014, të cilit i referohet AgroWeb.org, personat që e konsumojnë rregullisht këtë lëng nuk kanë shenja të kësaj sëmundje.

Ajo çfarë e ndihmon trupin ta eliminojë në mënyrë natyrale yndyrën e keqe është vitamina C.

Një vitaminë që gjendet me shumicë veçanërisht te portokajt.

Kjo vitaminë arrin të zhdukë gjurmët e yndyrës së keqe thuajse brenda vitit. Sigurisht e kombinuar me një stil jetese të shëndetshëm.

Flavonodiet janë gjithashtu në listën e kuruesve natyrale të cilat parandalojnë krijimin e yndyrave në gjak. Lëngu i portokalli apo edhe vetë fruti duke qenë se i përmbajnë të dy këto vitamina janë të mrekullueshëm për kurimin e sëmundjes.

Si ta përdorni

Në studimin të cilit i referohet AgroWeb.org, këshillon konsumimin e pothuajse 500 ml lëng në ditë për një periudhë 90 ditore.

Kjo sasi është e barabartë me dy gota lëng të freskët në ditë për këta persona.

Gjithsesi edhe konsumi për një kohë më të gjatë i këtij lëngu nuk është aspak i dëmshëm për trupin.
Ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit nuk lufton të gjithë yndyrat e trupit, por vetëm ato të këqijat.

Kështu që është i sigurt për t’u konsumuar edhe nga persona që nuk vuajnë nga kolesteroli i lartë.
E rëndësishme është që gjithnjë të konsumoni lëng të freskët pa sheqerna dhe konservantë të shtuar.

Në çdo rast AgroWeb.org ju kujton se ky informacion është ndihmues për të përballuar këtë  gjendje të trupit.

Konsulta me një mjek specialist dhe analizat periodike janë gjithnjë të nevojshme për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

Ndërkohë kura me lëngun e portokallit do të jetë një ndihmë më shumë për të parandaluar sëmundjet./AgroWeb.org

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH