Gjesti po vijon me pozitivitet lojën në shtëpinë e Big Brother Albania, pavarësisht kthimit të Egli Takos.
Pasi u rikthye në shtëpinë e famshme, Egli erdhi me një qasje më të ftohtë, duke shmangur sqarimet me Gjestin dhe duke hedhur herë pas here kunja.
Por së fundmi, Gjesti u pa në oborr duke folur me veten, ku lëshoi disa deklarata të forta:
“Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo. Zoti është një. Hajt ti.” Më pas shtoi: “Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes.”
E ndërsa tensionet mes tyre mbeten të larta, publiku pret të shohë se si do të zhvillohet marrëdhënia mes dyshes në ditët në vijim.