Showbiz

“Ku je duke shkuar?”/ Heidi Baci ‘braktisi’ Shqipërinë pas ndarjes nga Romeo Veshaj! Aktori shfaqet i prekur

Shkruar nga Liberale

“Ku je duke shkuar?”/ Heidi Baci ‘braktisi’

Marrëdhënia mes Romeo Veshajt dhe Heidi Baçit, ka bërë konfuz ndjekësit, pasi shumë ndodhi në jetën e tyre së fundmi nuk po nxjerrin një konkluzion se çfarë ka ndodhur mes çiftit.

Ishte Heidi ajo e cila vendosi të lërë gjithçka që po ndërtonte në lidhje me karrierën në Shqipëri duke iu rikthyer Italisë.

Mirëpo ajo që vëmë re në “Story-n” e fundit të Romeos është një video në të cilën ai shfaqet i prekur dhe këndon një këngë e cila thotë “Çfarë po bën ku je duke shkuar zemër”.

Menjëherë na shkon mendja tek vendimi që ish-banorja e BBV mori për t’u larguar nga Shqipëria, edhe pse asgjë nuk është e qartë nga dy protagonistët.

Kujtojmë që ka gati dy muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH