Sot është një ditë shumë e veçantë pë Kiara Titon. Kjo pasi moderatorja feston sot 28 vjetorin e lindjes, i cili këtë vit e gjeti ndryshe, të martuar dhe në pritje të ëmbël.
Në këtë ditë të veçantë për të, moderatorja ka marrë shumë urime, por sigurisht urimin më të bukur e ka marrë nga bashkëshorti, Luizi, i cili pas orës 00:00 i ka bërë një surprizë dhe Kiara ka vendosur të ndajë me ndjekësit pak nga surprizë
"Vish diçka elegante, mbylli sytë dhe ka një surprizë për ty…
U kënaqa shumë! Po më pyesni çfarë ishte surpriza sonte por ja që Lui u sigurua që dhe ju të shihnit një copëz prej saj nga ne të tre. Nesër…”- ka shkruar Kiara krahas fotos ku duket ajo me sytë e mbyllur me një shami, ndërsa akoma nuk ka zbuluar cila ishte surpriza që i bëri Luizi.