Showbiz

Katër finalistët e BBV 4, kush fiton Çmimin e Madh? Biznesmenët futen në lojë për vota: Ja i preferuari i tyre!

Shkruar nga Liberale

Katër finalistët e BBV 4, kush fiton Çmimin e Madh?

Edhe pak orë kanë mbetur nga Çmimi i Madh.
Para finales, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hynë disa nga moderatorët e njohur të Top Channel. Pasi darkuan të gjithë bashkë, katër banorët e këtij edicioni të katërt të reality show-t u vendosën përballë pyetjeve të tyre.

Moderatorja e njohur e emisionit “Fiks Fare”, Xhemi Shehu, bëri një pyetje për të katër finalistët: “Nëse nuk do të fitoje ti, kush do doje t’a fitonte?”.
Laerti u përgjigj menjëherë duke thënë emrin e “Rozanës”.
Edhe Egli e kishte përgjigjen gati duke thënë emrin e “Gjestit”. Gjesti tha emrin e “Eglit”. Ndërkohë Rozana ishte ajo që vendosi që të mos e thoshte direkt emrin për banorin që do donte t’a fitonte nëse nuk e merr ajo çmimin e madh.

Ndërkohë vota e publikut mund të jetë përcaktuese. Disa biznesmenë mësohet se janë duke influencuar që të fitojë i prederuari i tyre, që është Laerti. Do të thotë se ata po paguajnë për të tjetërsuar votën.

Sakaq jo pak mbështetje ka edhe Rozana nga jashtë shtëpisë.
Gjesti dhe Egli duhet të sfidojnë dyshen e aktorëve në një mision pothuajse të pamundur.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH