Që kur u hap “gofundme” për të ndihmuar Parashqevi Simakun janë mbledhur deri tani mbi 100 mijë dollarë. Më konkretisht janë mbledhur 106 mijë dollarë nga rreth 106 donatorë.
Biznesmeni Elton Ilirjani ka reaguar në rrjetet sociale duke thënë se edhe pse ka kaluar një javë nga gjetja dhe strehimi i Parashqevi Simakut, askush nga ata “donatorët” që thanë se do ta ndihmonin, nuk e kanë bërë.
Ai thekson se shifrat e arritura në “gofundme” është e ulët në krahasim me atë që nevojitet për të marrë një shtëpi për divën e muzikës. Sipas tij, persona biznesmenë që kanë deklaruar se do ta ndihmonin nuk e kanë bërë këtë.
Duket se ata që kanë mundësi për të ndihmuar të tjerët kujdesen më shumë për të përfituar prej tyre.