Showbiz

Ish-konkurrentja e "Përputhen": Futbollisti i Kombëtares që është i martuar më ngacmon, por unë...

Shkruar nga Liberale

Ish-konkurrentja e "Përputhen": Futbollisti i Kombëtares

Ish-konkurrentja e "Përputhen", Gabriela Arapi e cila është çdo mbrëmje pjesë e “Top Arenës” në Top Channel ka treguar se një futbollist i Kombëtares që luan me Spanjës sot, e ka ngacmuar vazhdimisht në Instagram, por nuk preferon t’i thotë emrin sepse ai është në një marrëdhënie tjetër dhe nuk do që t’i prishë punë askujt.

Në lidhje me jetën e saj private, Gabriela pranon se është në një romancë dhe ndihet e lumtur.

Pjesë nga biseda: 

Alesia Bami: Thuhet se një nga futbollistët e Kombëtares që luan me Spanjën, të ngacmon vazhdimisht në Instagram?

Gabriela Arapi: Po është e vërtetë, por nuk them emra. Nuk them emra sepse shumica e tyre janë të fejuar, të martuar, të lidhur dhe ky hyn në atë grup.

Alesia Bami: Dhe i bie që t’i prishësh punë, por jo se nuk je nga ato goca ti Gabriela.  A vuan ti nga dashuria është pyejtja tjetër?

Gabriela Arapi: Jo, unë jam e lumtur, jam në një romancë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH