Showbiz

Hyrja e Atillës në “BBV”, Olsa: Ligjërisht s’kishte ushtruar dhunë ndaj Drenushës

Shkruar nga Liberale

Hyrja e Atillës në “BBV”, Olsa: Ligjërisht

Producentja e BBVK 3, Olsa Muhameti, ka folur për polemikat që u ngritën pas hyrjes së Atilla Kardesh në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas akuzave për dhunë në familje nga ish-bashkëshortja e tij, Drenusha Latifi.

Muhameti sqaroi se kishte parë dokumentet ligjore dhe sipas saj, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën. Ajo shtoi se, për sa kohë që Latifi nuk kishte kërkuar largimin e Atillës nga reality show, të gjitha palët ishin dakord me pjesëmarrjen e tij.

“U shqetësova, por nuk kisha frikë sepse nuk ishte e vërtetë ajo që po thuhej,” u shpreh Olsa, duke theksuar se situata ishte keqinterpretuar.

Ajo shtoi: “Pra unë pashë dokumentet ligjore, ligjërisht Atilla nuk e kishte dhunuar Drenushën në momentin që Drenusha nuk e kërkonte largimin e Atillës të gjitha palët ishim shumë okej”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH