DJ shqiptar, Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës.
Ai po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.
Sipas medias italiane “Corriere”, Dj shqiptar e shoqëronte në makinë modelja ukrainase, Ana Kraevskaya e cila po ashtu jetonte në Zvicër.
Modelja e lindur në Odessa, nuk dihet ende se çfarë e lidhte me DJ shqiptar dhe pse ndodhej në Ferrari me të në momentin e aksidentit.