Futbollisti nga Belgjika Keith Groeneveld, ka bërë me dije se i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë me partneren e tij të re.
Sportisti, e bëri të ditur këtë përmes fotove të ceremonisë së kurorëzimit, të cilat i publikoi në “Instagram”.
Disa muaj më parë, mediet raportuan se Keith kishte gjetur dashurinë e tij të re, pas lidhjes së shumëpërfolur me aktoren dhe deputeten e njohur kosovare, Adriana Matoshi.