Bukuroshja shqiptare, e cila aktualisht është banore e “Big Brother Vip 4”, Danja përgjatë një bisede të zhvilluar mes banorëve deklaroi se është në një lidhje jashtë.
E nuk kishte si të mos hulumtohej për të gjetur djalin që i ka rrëmbyer zemrën bjondes simpatike. Bëhet fjalë për Redin Xhelin i cili publikoi një foto teksa i dhuron një puthje në qafë Danjës.
Ka qenë kjo foto ajo që shtoi më tej dyshimet se Redin është personi që banorja bëri me dije se është në një romancë.
Sakaq kujtojmë se G Bani ka shprehur pëlqimin e tij ndaj konkurrentes, ndonëse është i vetëdijshëm që dikush po e pret jashtë.
Ditën e djeshme partneri i saj i ka dërguar banores një dron, pas këtyre situatave në shtëpi, duke nënkuptuar se vazhdon ta mbështesë rrugëtimin dhe lojën e saj nga jashtë. Gjatë momentin të dronit, Danja e surprizuar ka treguar edhe emrin e tij:
“Të dua Redi, faleminderit shpirti im të dua shumë, e di që edhe ti më do”